Rrëfehet Mariza Ikonomi: “Kam dashur dikë, por s’mund të jetonim bashkë!”

Rrëfehet Mariza Ikonomi: “Kam dashur dikë, por s’mund të jetonim bashkë!”

Mariza Ikonomi njihet për një jetë private mjaft hermetike por së fundi ka folur për një dashuri të pamundur.

Këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Me Bledin” ku foli për dashurinë e vërtetë dhe tregoi se edhe ajo ka dashur dikë, por për shkak të rrethanave nuk mund të jetonin bashkë.

“Unë mendoj që dy njerëz mund të jenë bërë për njëri-tjetrin, por nuk mund të jetojnë bashkë. Nuk ka rregulla në dashuri. Nuk do të thotë se ti ndahesh nga një person dhe nuk e dashuron më. Mund ta dashurosh gjithë jetën, por disa rrethana të bëjnë të mos përputhesh më. Mund të jem dhe unë që mund të kem pasur dikë që e kam dashur, por nuk mund të jetonim bashkë”.

Këngëtarja tregoi çfarë kërkon te një mashkull ndërsa shtoi se i pëlqen të përjetojë emocione të frymëzohet tek ai.

“Ndjenja është ndjenjë, të vjen papritur. Unë kam nevojë të përjetoj emocione, tek një mashkull dua emocionin. Në momentin kur një mashkull të inspiron, nuk ka gjë më të bukur”, u shpreh këngëtarja.