“U zgjova me dhimbje!”, Ariana Grande shqetëson fansat

“U zgjova me dhimbje!”, Ariana Grande shqetëson fansat

Ariana Grande ka shqetësuar fansat sot pasi ka bërë me dije përmes disa postimeve në Instagram, se është sërish e sëmurë!

Këngëtarja e njohur prej kohësh ka treguar se vuan nga probleme shëndetësore që e detyrojnë të anulojë edhe koncertet.

Ajo shprehet sot se u zgjua me dhimbje në trup dhe ndihet shumë në ankth gjatë gjithë kohës.

“Le të vazhdojë shfaqja! U zgjova me dhimbje sot. Do të mjekohem. Po bëj gjithçka që mundem”, shkruante Ariana në një postim në Instastory të cilin e fshiu më pas për të publikuar jnë tjetër:

“E fshiva sepse jam në ankth dhe thjesht dua t’i rregulloj gjërat. Do të takoj sërish  doktorin”, vijon postimi i radhës.

Që prej koncertit të fundit në Londër, gjendja shëndetësore e Arianës nuk është përmirësuar.

“Mund të këndoj pa problem, por ndjej shumë dhimbje  dhe e kam të vështirë të mar frymë gjatë performancës”, shprehej këngëtarja në postimin e saj në Instastory.