
Po bëhen tri vjet që një prej artistëve të rinj më premtues, Ergi Dini ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me motor.
Ai ishte një prej vokaleve më të mira dhe më të spikatur mes artistëve të rinj dhe çdo projekt i tij muzikor është pritur shumë mirë nga publiku.
E këtë trevjetor, babai i artistit Dashamir Dini bëri publike në llogarinë e tij Facebook një vjershë që i kishte kushtuar të birit:
“Ka 3 vjet
qe ditet e mija te percelluara nga malli
jane nxi
e janë ba muzgje.
Ka 3 vjet
që rri i varur
ne litarin e durimir,
tuj vezhgu
yjet qe bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.
Ka 3 vjet
qe Nana jote,
e përhumbur
nèn vellon e bardhë
te një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse….
që kurrë s’do të vijë.
Unë endem,e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me ndez
edhe nje herë.
ERGIT,NE 3-VJETORIN E LARGIMIT… Ergi Dini,KUNDER AKSIDENTEVE.Ka 3 vjet qe ditet e mija te percelluara nga…
Gepostet von Dashamir Dini am Mittwoch, 20. November 2019