Këngëtarja shqiptare zbukuron shtëpinë luksoze për festat e fundvitit

Këngëtarja shqiptare zbukuron shtëpinë luksoze për festat e fundvitit

Adelina Tahiri komentohet shumë për jetën e saj luksoze dhe këngëtarja pak kohë më parë na tregoi edhe shtëpinë të mobiluar me shumë shije dhe zbukuruar me orendi të
shtrenjta.

Ditën e sotme Adelina ka bërë pazarin dhe ka blerë disa zbukurime për festat e fundvitit të cilat na i tregoi me anë të postimeve në Instagram.

Pasi mbaroi vendosjen e pemës, këngëtarja postoi një video ku tregonte zbukurimet që kishte vendosur dhe dhuratat në fund.

Kujtojmë që Adelina është e martuar me avokatin Serjoza Markov dhe janë prindër të një djali i cili me siguri është gëzuar shumë kur ka parë zbukurimet në shtëpi.