Qytetarja bënë apel, Rozana Radi e shpërndanë: Nuk po na ndihmon shteti, ka foshnja nën rrënoja

Qytetarja bënë apel, Rozana Radi e shpërndanë: Nuk po na ndihmon shteti, ka foshnja nën rrënoja

Këngëtarja shqiptare, Rozana Radi duket të jetë aktivizuar me të madhe duke i bërë publike në formë fotografie shumë mesazhe e apele që i kanë ardhur në ‘inbox’.

Në njërin prej tyre një banore e lagjes 16-të të Durrësit ka bërë apel për shpërndarjen e kërkesës së saj pasi që ka shkruar se shteti nuk po ju vije në ndihmë, ndonëse pretendon që në rrënoja ka edhe foshnja, shkruan Insajderi.

© Rozana Radi [instagram]

Ky shkrim i personit në fjalë ka pak minuta që është bërë publik në llogarinë e Radit bashkë me një mori imazhesh të tjera me tematika të njëjta rreth tërmetit.

Kujtojmë që sot në orët e para të mëngjesit Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm i cili ka quar në humbjen e jetës të më shumë se 21-personave dhe ka shkaktuar lëndime e dëme materiale në numër të madh.

Përveç Rozanës edhe shumë artistë të tjerë janë mobilizuar dhe kanë shprehur gatishmërinë që t’u dalin në ndihmë të prekurve nga ky rast tragjik.

/ © Insajderi /

REVIEW / Intervistë me reperin serb, Aki Aki / ZHUTAT në studio