Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka bërë tashmë të ditur zyrtarisht se po vjen në Shqipëri.
Ajo ka prerë biletën për në shtetin amë, dhe më datë 2 dhjetor do të jetë prezente në shtetin shqiptar për të ndihmuar nga afër të prekurit nga tërmetet.
30-vjeçarja publikoi një tjetër video në InstaStory të mërkurën, përmes së cilës iu uronte të gjithë ndjekësve të saj ditën e falënderimeve.
Në të njëjtën kohë, Bebe Rexha bëri të ditur edhe se fondi i saj në GoFundMe për të dhuruar para online për të prekurit nga tërmetet e fuqishme në Shqipëri është ende i hapur, gjersa caku i arritjes është rritur nga 50 mijë në 100 mijë.
Kjo vjen si pasojë e faktit që të gjithë fansat e saj janë mobilizuar shumë shpejt, duke dhuruar për shqiptarët, teksa vet artistja ka ndarë 10 mijë dollarë nga xhepi i saj për këtë rast.
“Përshëndetje të gjithëve, urime dita e falënderimeve. Dua të falënderoj secilin që është treguar kaq bujar duke dhuruar donacione në GoFundMe. Ne kemi pasur cak të arrijmë 50 mijë dollarë dhe e kemi arritur shumë shpejt, kështu që unë do ta rrisë fondin në 100 mijë dollarë. Unë do të shkoj në Shqipëri më 2 dhjetor, shpresoj që gjithçka do të shkoj mirë. Do t’ju mbaj të informuar rreth gjithçkaje. Urime dita e falënderimeve dhe faleminderit sërish”, thotë ndër të tjerash përgjatë videos këngëtarja me origjinë shqiptare.
Bebe Rexha për ardhjen në Shqipëri
Gepostet von N’Rm I am Donnerstag, 28. November 2019
Këngëtarja shqiptare do të vijë me aeroplanin e saj privat të hënën në Tiranë, dhe do të qëndrojë për dy ditë në Shqipëri.