Prada dhe Adidas kanë zbuluar më shumë detaje rreth bashkëpunimit të tyre të ardhshëm. Fotoja e parë e bashkëpunimit është publikuar tashmë dhe ‘është një homazh’ për Adidas dhe do të përfshijë atletet Prada Superstar dhe çantën Prada Bowling.
Atletet Superstar fillimisht të ançuara në 1969 janë ende ikonë edhe sot, ndërsa çanta Bowling është një krijim i ri dizenjuar posaçërisht për këtë bashkëpunim duke i bërë jehonë dy çantave “Prada Bowling” dhe çantës së palestër së Adidas.
Këto dy produkte do të jenë edicion i limituar pasi vetëm 700 të tilla do të prodhohen. Ato do të shiten me pakicë në internet në të dyja website zyrtare të markave dhe në disa dyqane të zgjedhura Prada në gjithë botën, duke nisur nga 4 dhjetori.
Ky është bashkëpunimi i parë mes Prada-s dhe Adidas. Marka luksoze italiane dhe gjigandi i veshjeve sportive tashmë e kanë konfirmuar bashkëpunimin ndonëse ende nuk dihet ekzaktësisht se çfarë do të sjellin. Sipas imazheve të postuara nënkuptohet se bashkëpunimi i tyre përqëndrohet rreth këpucëve (atleteve).