“Humba 7 njerëz të afërm nga tërmeti”, moderatorja e njohur shqiptare ndan dhimbjen e saj të madhe dhe jep mesazhin prekës

“Humba 7 njerëz të afërm nga tërmeti”, moderatorja e njohur shqiptare ndan dhimbjen e saj të madhe dhe jep mesazhin prekës

Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish dhe la shumë të plagosur. Mes personave të prekur nga ky tërmet është edhe këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare Evi Reçi, e cila ka humbur shtatë persona të afërt, mes tyre edhe vajzën e xhaxhait Kristi Reçi, studente mjekësie.

Në emisionin e saj ‘Vizioni i Pasdites’, ajo ka vendosur të flasë për herë të parë për këtë tragjedi.

E prekur nga kjo ngjarje, këngëtarja ka dhënë mesazhin e rëndësishëm se është bërë më e fortë se kurrë dhe ka kuptuar sa shumë vlen jeta.

“Asgje nuk me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurrë”, shkruan Evi krahas videos.