Moderatorja rrëfen tmerrin e tërmetit: Dola të festoja ditëlindjen

Moderatorja rrëfen tmerrin e tërmetit: Dola të festoja ditëlindjen

Moderatorja Einxhel Shkira, tregoi momentet e tmerrit që ka përjetuar mbrëmjen e 26 nëntorit, mbrëmje kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Bukuroshja ka pasur ditëlindjen pak orë para tërmetit të fuqishëm dhe për fat të keq, nuk e ka festuar ashtu siç e mendonte dhe e mban mend vetëm si një ditë të trishtë.

Në një rrëfim të saj në hapjen e emisionit “Pressing” mbrëmjen e djeshme, Shkira pranoi se përjetimet kanë qenë nga më të ndryshmet, por për fat të mirë, “Pressing” dhe sporti në Shqipëri janë rikthyer.

“Mirëmbrëma të gjithë panelit. Jemi në një emision që nuk do të kishim dashur kurrë ta bënim. Në puntatën tonë të fundit, ishim në festë këtu. Nuk e di, për fatin tim të keq, nuk do doja kurrë të kishte ndodhur.

Unë kisha dhe ditëlindjen, dolëm të festonim dhe më ka mbetur një kujtim i trishtë i asaj dite. Do të doja që kjo puntatë të kishte qenë komplet tjetër gjë.

Përjetimet kanë qenë nga më të ndryshmet gjatë këtyre ditëve. Sporti u harrua, sporti është ai që bashkon njerëzit, ai që sjell hare, por ka qenë në zi sporti dhe çdo gjë tjetër”, tha mes të tjerash moderatorja e Pressing.