Labi: Disa persona nuk meritojnë respekt më shumë se sa Dobermani im

Labi: Disa persona nuk meritojnë respekt më shumë se sa Dobermani im

Këngëtari dhe ish deputeti i Kosovës në radhët e AKR-së Labinot Tahiri është mjaft aktiv me aktivitete humanitare dhe koncerte, e të gjitha këto aktivitete i publikon edhe në rrjetet sociale të tij.

Sot ai ka publikuar një foto në Instagramin e tij, ku shihet se bashku me qenin e tij, dhe ka përcjelle një mesazh interesant.

Në këtë mesazh duket qartë se Labi është i zemëruar keq me dikë.

Ja mesazhi i plotë i Labit:

”Disa personave që ua kam zgjatur dorën me të mirat e ndjersës sime, nuk meritojnë respekt më shumë se sa Dobermani im!!
Njeriu kur fillon ta korigjojë vetën, në mes gabimeve të cilat i bên gjatë jetës së tij e kupton mirê që ka berë gabime edhe me vetën, për faktin duke e ditur mirë se ata njerëz nuk e kanë merituar DORËN time!
Thot një fjalë buka jote të vret!
Njerëzit që aktrojnë mirë për të përfituar nga dikush, ku ata se meritojnë, quhen INTERSGJI DHE NJERËZ TË LIG.
Ky shkrim nuk ka të bëjê me aktet HUMANITARE.
Në top form, Labinot Tahiri”

Se për kë bëhet fjalë këtu, se kush e ka zemruar Labin akoma nuk dihet!