Jugafrikanja zgjidhet Miss Universe për vitin 2019

Bukuroshja nga Afrika e Jugut Zozibini Tunzi është kurorëzuar si Miss Universe për vitin 2019 në një ceremoni në Atlanta në SHBA.

Jugafrikanja zgjidhet Miss Universe për vitin 2019

Ajo në këtë ceremoni u dallua në të gjitha fazat e garës prej kostumeve të larjes deri te fustanet e mbrëmjes, duke u përgjigjur në pyetje sociale dhe në fund shpjegoi përse është ajo zgjedhja e duhur, transmeton CNN.

“Jam rritur në një botë ku një grua e cila duket sikur unë, me llojin e lëkurës si unë dhe me flokët si të mijat kurrë nuk është konsideruar e bukur. Mendoj se është koha që sot kjo të ndërpritet. Dua që fëmijët të më shikojnë dhe ta shohin fytyrën time dhe dua të shoh që fytyrat e tyre të pasqyrohen me timen”, ka thënë ajo në përgjigje të dhënë në ceremoni./Insajderi.com.