Ka mjaftuar një koment në një fotografi që menaxheri, Faton Shoshi e kishte publikuar në llogarinë e tij në “Instagram”, për ta gozhduar i madh e i vogël këngëtarin, Ermal Fejzullahu.
Ky i fundit kah mesi i Prillit të këtij viti (2019) kishte bërë një koment në imazhin ku shihej këshilltari dhe ndihmësi personal i Presidentit të Gambisë përkrah me shoshin, që të dy duke darkuar.
Por këngëtari i cili njihet si një person që i pëlqen humori, si me shaka kishte shkruar “thuaj le të buzëqeshë se nuk po shihet”, çka edhe bëri që Ermali të etiketohej si racist.
E sonte në emisionin “Review me Nora Haxhën”, 8-muaj pas gjithë kësaj buje, këngëtari i ka kërkuar falje publike personit në fjalë.
Pos kësaj Ermali ka dhënë edhe një koment të tij për ata që e kanë quajtur racist, e të cilin mund ta dëgjoni në videon më poshtë.
Emisionin “Review me Nora Haxhën” mund ta ndiqni çdo të shtune edhe në TV Dukagjini nga ora 20:10.
/ © Review – Insajderi /
Review me Ermal Fejzullahun
Gepostet von Review am Samstag, 14. Dezember 2019