Kënga pjesëmarrëse në festivalin e RTSH-së së Elvana Gjatës “Me tana” është kthyer menjëherë në një hit dhe është ndër më të pëlqyerat e këtij kompeticioni. Në ‘Aperi Fest’ me Eni Shehun, e pyetur për “Eurovizionin”, Elvana është shprehur se para së gjithash, vjen festivali.
“Eurovizioni është shumë larg”, ka thënë këngëtarja.
Po ashtu ajo ka treguar se “Me tana” nuk është krijuar për këtë event kaq të rëndësishëm, por është shkruar një vit më parë. Elvana duket se ka pritur momentin e duhur për të lansuar këtë projekt dhe duket se ka bërë shumë mirë.
“E dëgjoja dhe kërceja, dhe teksa kërceja, qaja”, ka thënë ajo, duke zbuluar se “Me Tana” është një këngë shumë e shtrenjtë për të. Për sa i përket koreografisë, janë bashkuar tre valle në një: vallja e jugut, Shqipërisë së mesme dhe e veriut. Të gjitha këto, ndërthurur me elemente moderne.