Rrofshin filterat, e bëjnë Taynan kukull edhe pa makijazh

Rrofshin filterat, e bëjnë Taynan kukull edhe pa makijazh

Është një prej emrave më të përmendur në estradë, jo vetëm për muzikën që bënë por edhe me provokimet po ashtu.

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Tayna ka vendosur që këtë të mërkure të sjellë për adhuruesit e saj një imazh kinse për të treguar se sa e bukur duket edhe pa makijazh, shkruan Insajderi.

MOS E HUMBISNI > Kështu e nxori jashtë diskotekës motrën e vet, Ermal Fejzullahu!

Ndonëse fytyra e saj duket goxha e pastër dhe e lëmuar, mund të vërehet qartë hijezimi i vetullave me laps të zi, dhe një hije me ngjyrë kafe të çelët në sy.

Tashmë aplikacionet si SnapChat ofrojnë filtra të përparuar të cilat japin mundësinë që imazhi të duket shumë natyral ndonëse në të vërtetë kryejnë punë të madhe në mbulimin e defekteve, si në rastin e Taynas.

© Tayna [instagram]

Por nuk është se nuk ka lëshime kur efekti vendoset në një imazh, fundja ku i shkuan Taynas qerpikët? Dallimin mund ta vëreni menjëherë pasi që qerpikët e saj në syrin tjetër duken aq të dendur.

Fundja, të jesh 23-vjeçare e të mos e kesh as edhe një rrudhë në lëkurë, kjo mund t’i ndodhë vetëm Taynas.

/ © Insajderi /

Review me Ermal Fejzullahun / Tregon rastin se si e kishte çarë kokën