Affleck nuk dëshiron që fëmijët e tij të bëhen aktorë

Affleck nuk dëshiron që fëmijët e tij të bëhen aktorë

Ben Affleck ka deklaruar se nuk do i lejojë fëmijët e tij që të merren me aktrim. Ylli hollivudian ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, edhe ajo aktore.

Violet (10 vjeçare), Seraphina (7 vjeçare) dhe Samuel (4 vjeçar) nuk do të shihen nëpër filma para se të jenë të rritur, madje edhe atëherë Ben Affleck do të jetë kundër dëshirës së tyre.

“Pasi të kenë mbushur 18 vjeç mund të bëjnë ç’ të duan, por unë do t’i këshilloj që të mos bëhen aktorë”, thotë Batmani i fundit.

Ai e arsyeton këtë duke thënë se fama është shumë e vështirë që të përballohet kur je i ri.