Aurela Gaçe fton papritur në skenë bashkëshortin, kjo është arsyeja

Aurela Gaçe fton papritur në skenë bashkëshortin, kjo është arsyeja

Aurela Gaçe ka menduar një mënyrë tepër speciale për të uruar bashkëshortin e saj për ditëlindje, Skerdin, jo duke e uruar në Instagram.

Ajo e thirri në skenë Skerdin, për t’i treguar gjithë botës çfarë ndjen për të! Aurela këndoi hitin e saj “Shpirti i shpirtit tim” të premten, duke ditur që dikush do ta filmonte dhe do ta publikonte videon nëpër portale.

Këngëtarja ka publikuar më pas videon në Instagram, ku shprehet se ishte Zoti ai që i bashkoi rrugët dhe nuk ishte rastësi asgjë!

Deklarata e Aurelës:

Hemmm. Kjo ndodhi të premten. Ishte ditëlindja jote. Unë u mata, nuk të urova në rrjet, ashtu siç mund të ndodhë zakonisht.

E dija që do ta gjeja veten nëpër portale edhe e mbajta për vete urimin. Pastaj erdhi nata unë isha ne skene e nuk munda pa ta thënë në sy të të gjithë atyre njerëzve qe vijnë aty e me japin kaq shume dashuri.

Ashtu me erdhi e të thërrita në skenë.

Mendova, e pse të mos e shfaq pakëz atë çfarë ndjej për ty nëpërmjet këngës tonë “Shpirt i  Shpirtit tim”. Fundja fundit, ata njerëz qe me duan, le ta njohin edhe këtë pjese te jetës time.

Unë e di qe Zoti na i bashkoi rrugët. Nuk është rastësi asgjë.

E falenderoj ATE përditë që të solli në jetën time. Kaq për sot🙈 se edhe nuk kemi shume qejf t’i shfaqim ndjenjat kaq hapur ☺️

View this post on Instagram

Hemmm. Kjo ndodhi te premten. Ishte ditelindja jote. Une u mata ,nuk te urova ne rrjet ,ashtu sic mund te ndodhe zakonisht. E dija qe do ta gjeja veten neper portale, edhe e mbajta per vete urimin. Pastaj erdhi nata une isha ne skene e nuk munda pa ta thene ne sy te te gjithe atyre njerezve qe vijne aty e me japin kaq shume dashuri. Ashtu me erdhi e te therrita ne skene . Mendova, e pse te mos e shfaq pakez ate cfare ndjej per ty nepermjet kenges tone "Shpirt i Shpirtit tim" Fundja fundit ,ata njerez qe me duan, le ta njohin edhe kete pjese te jetes time. Une e di qe Zoti na i bashkoi rruget. Nuk eshte rastesi asgje. E falenderoj ATE perdite qe te solli ne jeten time. Kaq per sot🙈 se edhe nuk kemi shume qejf ti shfaqim ndjenjat kaq hapur ☺️

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on