
Këngëtarja e njohur Kida, në pamundësi për të dhënë intervista ka vendosur të bëhet tejet qesharake duke dalë me një deklaratë “presidenciale”.
Përmes një postimi në Instagram ajo në simbol uniteti është shprehur se do të ketë intervistë ONLINE në Instagram, pa bërë dallim në emisione apo portale.
“Përshëndetje të gjithëve,Për shkak te angazhimeve te shumta ne koncerte e xhirime, jo vetëm unë po të gjithë artistet e tjerë besoj se e kane problemin e njëjtë, e kemi te pamundshme t’i përgjigjemi ftesës se te gjithë gazetareve dhe te jemi prezent pa bere dallim ne emisione apo portale”, ka shkruajtur Kida.
Kida po ashtu ka shkruajtur se do tu përgjigjet të gjithë atyre që e kanë ftuar në emision.
Duke marrë parasysh që këngëtarja ka mbi 1 milion ndjekës në rrjetin social Instagram, jo vetëm gazetarëve por edhe fansat të cilët do të hyjnë në ‘Live’, ajo do ta ketë të pamundur t’iu kthej përgjigje.