Qëndroi 7 vite në burg, ja kush është ish-burri i Albërie Hadërgjonajt

Qëndroi 7 vite në burg, ja kush është ish-burri i Albërie Hadërgjonajt

Vitet janë thjesht numër për Albërie Hadërgjonajn dhe këtë e tregon më së miri pamja e saj rinore. Këngëtarja është komentuar shumë për jetën e saj private dhe për të cilën ajo është shumë e hapur.

Mirëpo ish-burri i saj për të cilin Albërie nuk flet shumë quhet Mentor Hadërgjonaj dhe është babai i dy vajzave të këngëtares, Agnesës dhe Anxhelinës. Ajo u martua me Mentorin kur kishte vetëm 16 vjeçe.

Pas shumë problemeve që patën dhe që ish- burri i saj kreu 7 vite burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale, u ndanë në vitin 2007.

Por një gjë tjetër që u vu re shumë është edhe emri i  tij. Të gjithë i drejtohen me emrin Mentor Hadërgjonaj, por sipas dokumenteve të prokurorisë emri i tij është Xhevdet Hadërgjonaj.