Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara është shpallur fituese e Festivalit të 58-të të Radio Televizionit Shqiptar.
Ajo pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, pasi ka arritur të dal fituese në mesin e 12-të artistëve pjesëmarrës në natën finale, shkruan Insajderi.
“Shaj” mbanë titullin kënga e saj, me të cilën pritet të ngjitet në skenën e festivalit më të madh Evropian. Artistja u shfaq në skenë dhe mori kupën mes emocionesh të shumta.
“Kjo është për ju” tha ajo duke ngritur kupën.
Në anën tjetër, Elvana Gjata ka dalë e dyta në këtë garë, ndonëse pritjet për ta fituar këtë festival ishin të mëdha.
/ © Insajderi /