Ndonëse prej kohësh flitej se ajo do të ishte fituesja dhe në sondazhin online, Elvana mori 63% të votave, në fund këngëtarja shumë e dashur për publikun u shpall fituese e vendit të dytë në “Festivalin e RTSH-së”.
Kjo ka ngjallur pakënaqësi tek fansat e Elvanës të cilët kanë shpërthyer të indinjuar me statuse në rrjete sociale.
Madje fansat nëpërmjet fanpage-eve po organizojnë një protestë para RTSH-së.
Mirëpo vet Elvana nuk dha asnjë deklaratë deri para pak minutave ku dhe vendosi që përmes një postimi në Instagram të jap opinionin e saj.
Ja mesazhi i plotë i Elvanes:
“Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej…
Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli!
I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart!
Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot!
Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi!
Flm jurise europiane per vleresimin maximal. U gezova shume!
Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!”