Genta Ismajli shfaqet tejet provokative para mediave turke (Video)

Genta Ismajli shfaqet tejet provokative para mediave turke (Video)

Genta Ismajli këtë vit nuk ishte shumë aktive me projekte për tregun shqiptar, e gjithë kjo pasi që ajo u fokusua  në depërtimin e saj në tregun e muzikës turke.

Ajo tash e sa muaj më shumë ka qenë prezentë në mediat turke se sa në Kosovë.

Madje ajo ka qenë e pranishme në ballina të disa gazetave turke dhe ne disa evente dhe ngjarje të zhvilluara atje.

Ajo ka paralajmëruar bashkëpunimin me njërin ndër reperet më të famshëm në Turqi.

Bashkëpunimi pritet të lansohet në fillimet e vitit 2020.

Genta së fundmi në Instagramin e saj ka shpërndarë një video ku shihet duke dhënë intervistë para një numëri  të madh të mediave atje.

Në video Genta duket tejet atraktive.