Në muajin gusht të vitit 2018, Sara Hoxha vendosi të kurorëzojë dashurinë e saj në martesë me partnerin Ledion Liço, në një dasmë të organizuar të Itali.
Pas këtij momenti special, trashëgimtarja e ‘Top Channel’ vendosi të mos publikojë shumë foto nga dita më e bukur e saj. Megjithatë herë pas here Sara është kthyer pas në kohë, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga ceremonia e saj.
Pak më parë Hoxha ka publikuar disa pamje të reja nga dasma krah Ledionit. Fotot janë bardhezi dhe në to shfaqet çifti duke pozuar në vendin ku u organizua e gjithë ceremonia.
Me siguri Sara ruan kujtimet më të bukura nga ajo ditë, ndaj ka zgjedhur të ndajë dhe këto momente me ndjekësit.
Kujtojmë se tashmë ajo është mami e dy djemve të quajtur London dhe Roman, për të cilët ka treguar kujdesin dhe përkushtimin maksimal.