Martin Shkreli i nominuar si personaliteti më negativ i vitit

Martin Shkreli i nominuar si personaliteti më negativ i vitit

Më 15 shkurt, kur revista britanike NME pritet që të zbulojë emrat e fituesve të çmimeve në kategori të ndryshme, shqiptaro-amerikani Martin Shkreli mund të zgjidhet si personaliteti më negativ i vitit të kaluar.

Në kohën sa ka qenë drejtuesi i një kompanie farmaceutike, Shkreli kishte nxitur reagim të ashpër në opinionin amerikan dhe botëror pasi që kishte rritur çmimin e një medikamenti për shërimin nga sëmundja HIV.

Përveç kësaj, ai ka qenë protagonist në një numër incidentesh. Javë më parë ai ka fyer një gazetare në rrjetin social Tëitter, dhe si pasojë atij i është mbyllur llogaria e tij në këtë rrjet social

Ai në këtë “garë” është me presidentin e zgjedhur Donald Trump, ish-kryeministrin britanik David Cameron e të tjerë.

Ndërkohë, këngëtarja Beyonce prin me nominime për cmimet e NME-së për këtë vit, përfshirë këtu garën për albumin më të mirë dhe heroina e vitit.

Në garë është edhe këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa.

Fituesit në këto kategori votohen nga publiku./Insajderi.com