Flaka Krelani që u bë e famshme në gara të talenteve në muzikë, e që njihej për zërin e saj të mirë dhe stilin unki të këndimit, sot është shëndruar në diçka krejt tjetër.
Nuk mbahet mend më projekti i fundit i saj muzikor, e as nuk përfolët më për aftësitë e saj vokale, apo për interpetimet e saj të fuqishme live.
Nga aftësitë vokale fokusi ka kaluar në diçka krejt tjetër, tash e disa vite Flaka Krelani si duket ka ndryshuar preceptim për artin, fokusi i saj është te trupi dhe jo më në muzikë, këtë gjë më së miri e dëshmon profili i saj në Instagram.
Foto provokative, me fokus pjese intime janë gjëja më e shpeshte që Flaka poston në profilin e saj.
Ajo nuk duket më si Flaka e dikurshme, më shumë i ngjason Fjolla Morines, Kallashit e Shkendije Mujaj.
Edhe pse shumë ndërhyrje e shumë tendencë për të provokuar, si duket as në kë të lloj forme Flaka nuk po pëlqehet nga askush, madje komentet fyese janë më të shpeshta se komplimentet.
Edhe numri i ndjekëseve në rrjetet sociale nuk ju shtua përkundër tendecës provokative me foto të ndryshe.
Flaka që dikur mbahej mend për aftësitë vokale, sot po ju bënë konkurrence Fjolla Morines, Kallashit, Ences e të tjera figura publike që më shumë njihen për gjëra të tjera se sa për këndim.