Loredana Zefaj edhe 2020 po e nis mbarë në aspektin profesional, viti që lamë pas ishte shumë i suksesshëm për reperen.
Lansimi i albumit të saj shënoj suksese shumë të madh, shumica e këngëve të saj u bënë hite të padiskutueshme në vendet gjerman folës.
Loredana në një intervistë ka pohuar që edhe 2020 e ka nisur mbarë, ajo tha se për turneun që do ti filloj në mars, deri më tani janë shitur 80 mijë bileta në Gjermani, shifër kjo që është e pa arritshme për çdo artist tjetër Gjerman.
Ajo tha se janë tejkaluar të gjitha pritshmërit e saj, nga 1 mijë veta sa ka pritur ajo, biletat për koncerte kanë arritur deri në 14 mijë, akoma pa filluar turneu.
Loredana po e shijon suksesin e hitit të fundit “Mit Dir”, këngë kjo që po pritet mjaft mirë nga fansat e saj dhe që po dëgjohet mjaft shumë në platforma të ndryshme të muzikës.