Tash e një kohë shumë të gjatë është duke qarkulluar lajmi se Vali Corleone është duke e mbajtur një vajzë në shtëpi e cila edhe ka mbetur shtatzënë.
Përpos kësaj, po aludohet se një ceremoni mes dyshes mund të ndodh ditëve në vijim, shkruan Insajderi.
Për ti dhënë fund të gjitha këtyre spekulimeve, Vali Corleone ka folur ekskluzivisht për Insajderin.
“Ajo nuk është shtatzënë, ajo është çika e Kingit”, u shpreh Vali.
Më pas ai u pyet nëse po mendon që të organizoj një dasmë me to, apo për planet e mëtutjeshme.
“Jo, veç është çika e Kingit, më e forta në Ballkan”, përfundoi ai.\Insajderi.com