Përveç se është një këngëtare e pëlqyer e skenës sonë muzikore, Melinda Ademi arrin të joshë vëmendjen e ndjekësve edhe përmes fotografive dhe videove që i shpërndan në rrjetet sociale.
Projekti i fundit muzikor i reperes është “Karma” që u publikua më 15 dhjetor dhe është pritur shumë mirë nga fansat e saj.
SHIKO > Aktori Shqiptar tregon që gjithë jetën e ka dashur Tunën
Diçka më shumë se një muaj nga lansimit, videoklipi i kësaj kënge ka kaluar shifrën prej gjashtë milionë shikimesh në shërimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove, YouTube.
Melinda i është gëzuar kësaj arritjeje dhe me këtë rast e ka shpërndarë një video në TikTok, ku shfaqet duke vallëzuar në mënyrë atraktive, ndërsa nuk ka hezituar të bëjë edhe një nga lëvizjet e njohura të të pasmeve.
“Më nxehtë jashtë se brenda… ‘Karma’, gjashtë milionë”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e videos që e ka shpërndarë edhe në Instagram.
Ermal Mamaqi pyetet nëse është biznesmen apo komedian, ironizon Bes Kallakun