Bebe Rexha promovon klipin në emisionin e Jimmy Fallon

Bebe Rexha promovon klipin në emisionin e Jimmy Fallon

Në emisionin,“The Tonight Show” i moderatorit Jimmy Fallon i cili ka një influencë të gjerë në publik dhe të gjithë personazhet që promovohen aty arrijnë të kenë mjaft sukses.

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka pas fatin që të jetë pjesë e këtij emisioni.

Ajo ishte e ftuar mbrëmë nga Jimmy Fallon, e cila  promovojë videoklipin e këngës ‘I Got You’, i cili është shndërruar në hit të padiskutueshëm.

“The Tonight Show”, i cili ka një audiencë me mbi 11 milionë shikues vetëm në SHBA.

Këtë fat të mirë e kanë pasur edhe yjet shqiptarë si Rita Ora, Dua Lipa, Albert Stanaj dhe tash së fundi edhe Bebe Rexha.