Emisioni Review si çdo të shtunë do jetë më ndryshe se sa herëve të tjera.
Ndonëse nuk e kemi parë që një kohë në skenë, tashmë reperi Bardool do t’i rikthehet fuqishëm tregut muzikor.
Po ashtu edhe bashkëpunëtori i tij, Lumi B kanë shpalosur shumë të pathëna, deklarata për reperët kosovar e shumë të tjera.
Kënga ‘Hey’, e realizuar nga grupi Kaos, Dj Blunt dhe Bardool para 7 vitesh ka qenë një hit i vërtetë, por se a e kujtojnë qytetarët dhe se a dijnë ta këndojnë mund ta ndiqni vox-popin e pregatitur nga ekipa e emisionit.
Ndërsa në storjen e javës do të mund të ndiqni ‘Lojën e reperëve shqiptar’. Si kanë përfunduar reperët që dikur dukeshin si vëllezër në therje e kërcënime, e shumë të tjera mund t’i ndiqni vetën sonte në orën 20:10.
Live në Insajderi dhe Review e po ashtu në RTV Dukagjini.