Reperi njohur flet për zënkat me Cozman: Me 20-repera ka dashur me më rreh me ‘stupca’

Reperi njohur flet për zënkat me Cozman: Me 20-repera ka dashur me më rreh me ‘stupca’

Jo gjithmonë ndodhë të dëgjosh një histori të atillë sikur ajo e dy reperëve, Bardulla e Cozman.

Kështu të paktën konsiderohet historia e interpretuar nga vet reperi, Bardulla në emisionin “REVIEW” ku ka qenë i ftuar bashkë me reperin, Lumi B.

Derisa sa po bisedohej për kaluarën dhe sfidat për të ardhur deri këtu ku janë sot, Bardulal ka treguar edhe rastet kur ka pasur konflikte, në veçanti me reperin, Cozman.

Sipas Badullës, reperi me nofkën Cozman, emri i vërtetë i të cilit është Ylber Abudullahu, ishte nisur me një grup prej njëzet vetëve për ta rrahur, siç thotë ai, me mjete të forta, por që për fat nuk kishte përfunduar ashtu siç është pritur.

Po vjen Cozmani me m’rreh mu me 20 veta me stupca, veç ja kom cak nihere edhe prej kësaj storje e kam super dost” – ka treguar Bardulla në “REVIEW”.

Kujtojmë që reperi ka pak kohë që i është kthyer skenës muzikore, pas një pauze disa vjeçare.

Emisionin “REVIEW” mund ta shikoni çdo të shtunë në RTV DUKAGJINI nga ora 20:10.

/ © Insajderi  /

Review – 25.01.2020

Review – 25.01.2020“E kam sharë me motër”- Lumi B dhe Bardulla tregojnë sekretet në Review

Gepostet von Review am Samstag, 25. Januar 2020