Lumi B e Bardulla marrin meritat: Ne i kemi krijuar ‘Skillzat’ si grup

Lumi B e Bardulla marrin meritat: Ne i kemi krijuar ‘Skillzat’ si grup

Një prej grupeve që sot nuk ekziston pos si një emër në historinë e estradës shqiptare, është ai i “Skillz”, emër ky që nuk duket të jetë krijuar nga dyshja Ledri Vula e Skivi.

Kështu të paktën kanë pohuar sonte në “Review” dy reperët, Lumi B e Bardulla sipas të cilëve emri “Skillz” ka lindur nga një bashkëpunim i tyre me dy artistët e lartpërmendur.

Ky grup i cili mori teposhtën në vitin 2012-të, ka qenë një prej më të përmendurve atë kohë në estradë, derisa që të dy  artistët vazhdojnë karrierën solo.

Në anën tjetër, Lumi B e Bardulla ka vite që nuk janë parë bashkë, qysh nga periudha  e megahitit “Hey” që dëgjohet e këndohet edhe sot, për të ardhur pak muaj më parë me bashkëpunimin e dytë të tyre, të titulluar “Lamborghini Hustle”.

Emisionin “REVIEW” mund ta shikoni çdo të shtunë në RTV DUKAGJINI nga ora 20:10.

/ © Insajderi /

Review – 25.01.2020

Review – 25.01.2020“E kam sharë me motër”- Lumi B dhe Bardulla tregojnë sekretet në Review

Gepostet von Review am Samstag, 25. Januar 2020