Aktorja e njohur kërcënohet nga i dashuri në mes të restorantit: “Ai do më vrasë”

Aktorja e njohur  kërcënohet nga i dashuri në mes të restorantit: “Ai do më vrasë”

Aktorja e njohur turke, Ajshegyl Çinar është kthyer në qendër të mediave turke ditën e sotme.

Kjo pas një zënke që ka pasur me të dashurin e saj në një restorant.

Situata është rënduar dhe aktorja është detyruar të lajmërojë policinë.

Mediat turke shkruajnë se aktorja është parë duke debatuar me partnerin e saj dhe ai i ka hedhur gotën e verës në fytyrë.

Më pas, Ajshegyl është larguar duke i thënë stafit të restorantit të lajmërojë policinë.

“Ai do më vrasë, ju lutem lajmëroni policinë”, mësohet të ketë thënë aktorja.

I dashuri i saj e ka kuptuar situatën dhe menjëherë është larguar nga restoranti.

Nuk dihet ende shkaku i zënkës që e ka çuar çiftin deri në këtë pikë.

Ajshegyl, është bërë e njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolot të “Lilës” në serialin “Mollë e ndaluar”.