Këngëtarja shqiptare bashkë me të dashurin mbulojnë striptistet me para

Këngëtarja shqiptare bashkë me të dashurin mbulojnë striptistet me para

Dua Lipa me të dashurin kanë festuar pas natës së Grammy të rrethuar nga valltare provokuese e egzotike.

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa, është bërë protagoniste e një videoje që po bën xhiron e rrjetit.

Ajo shihet duke i hedhurdollarë striptisteve femra duket se ka hapur një debat mjaft të ashpër në internet në lidhje me feminizmin. Madje kritikët kanë bërë thirrje edhe për të bojkotuar muzikën e saj.

Pas ceremonisë së çmimeve “Grammy”, 24-vjeçarja shqiptare ka shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo.

Dua ishte e shoqëruar nga Lil Nas X dhe Rosalia, e madje me të është edhe i dashuri i saj, Anwar Hadid, i cili shihet duke festuar pranë këngëtares.

Por mesa duket sytë e publikut janë drejtuar vetëm nga këngëtarja e famshme, e cila u shfaq teksa u hidhte striptisteve kartmonedha në dollarë.

Personi i parë që ka publikuar videon shkruan krahas saj: “Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”.

#dualipaisoverparty është hashtagu që kanë nisur të shpërndajnë kritikët e saj, madje duke bërë thirrje edhe për bojkotim të muzikës së saj.

Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim për këtë çështje derimë tani.