Iu hodhi pare striptisteve në një klub nate, kritikohet ashpër Dua Lipa

Iu hodhi pare striptisteve në një klub nate, kritikohet ashpër Dua Lipa

Disa imazhe të këngëtares së famshme, Dua Lipa, teksa i hedh dollarë striptisteve femra duket se ka hapur një debat mjaft të ashpër në internet në lidhje me feminizmin.

Madje kritikët kanë bërë thirrje edhe për të bojkotuar muzikën e saj.

Pas ceremonisë së çmimeve “Grammy”, 24-vjeçarja shqiptare ka shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo.

Dua ishte e shoqëruar nga Lil Nas X dhe Rosalia. Por mesa duket sytë e publikut janë drejtuar vetëm nga këngëtarja e famshme, e cila u shfaq teksa u hidhte striptisteve kartmonedha në dollarë.

Personi i parë që ka publikuar videon shkruan krahas saj: “Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”.

#dualipaisoverparty është hashtagu që kanë nisur të shpërndajnë kritikët e saj, madje duke bërë thirrje edhe për bojkotim të muzikës së saj.