Këtë të shtune në “Review” të ftuar kanë qenë dyshja DJ Dagz e DJ PM të cilët kanë folur për tema interesante duke nisur nga fillimi i karrierës së tyre deri tek njoftimi dhe bashkëpunimi me njëri-tjetrin.
Të pyetur rreth asaj se sa të afërm janë mes vete, meqë të dy kanë qenë të ulur në divanin e dizajnuar nga lideri në mobilieri “Kare”, për një çast ata prekin dorën e njëri-tjetrit, çka krijoj një situatë të pakëndshme, shkruan Insajderi.
Është DJ PM ai i cili diti se si ta shndërrojë gjithë këtë në një shaka të zezë duke iu drejtuar shokut të tij me “A puthum?”, dhe më pas që të dy shpërthejnë në të qeshura.
Kujtojmë që kënga e fundit e DJ Dagz & DJ PM mbanë titullin “Kce Sonte” dhe është bashkëpunim i dyshes me këngëtarin shqiptar, Young Zerka.
Dyshja kanë sjellë bashkëpunime më parë edhe emra të tjerë të estradës të tillë si Elinel, Lindon, Morena Taraku, Vesa Smolica, Genc Prelvukaj, S4MM e Yll Limani.
Review – 01.02.2020Dy DJ seksistë të estradës, shokojnë me deklarata për femrat
Gepostet von RTV Dukagjini am Samstag, 1. Februar 2020
Emisionin “Review” mund ta shikoni në faqen zyrtare të “Review” në Facebook dhe po ashtu edhe në kanalin zyrtar në GjirafaVideo, apo edhe në YouTube.
Gjithashtu, për të gjithë ju që keni interes për t’u informuar me më të rejat në showbiz, mund ta ndiqni “Review” edhe në “Instagram” duke klikuar > KËTU <
/ © Insajderi /