Deklarata seksiste e DJ Dagz: Femrat s’janë DJ-e, kanë miliona ndjekës veç pse janë të bukura

Deklarata seksiste e DJ Dagz: Femrat s’janë DJ-e, kanë miliona ndjekës veç pse janë të bukura

Këtë të shtune në “Review” të ftuar kanë qenë dyshja DJ Dagz e DJ PM të cilët kanë folur për shumë tema derisa kanë eskaluar në deklarata seksiste për femrat.

Është DJ Dagz ai i cili madje fillimisht pretendonte që nuk ka ‘femna DJ-e’, derisa më vonë ndërron deklaratat duke thënë se ka femra, por shkojnë me sete të gatshme, dhe kanë me miliona ndjekës shkaku se, sipas tij, janë të bukura.

Kjo nuk është hera e parë që dikush nga estrada shqiptare është treguar seksit në emision. E gjithë bota është shokuar edhe me një emision të Ermal Mamaqit kur ai u akuzua nga të ftuarit se po promovonte seksizëm.

Pavarësisht këmbënguljes dhe tërheqjes së vëmendjes nga moderatorja se ajo çka po flasin nuk qëndron, DJ Dagz vazhdon të flas edhe rreth asaj se pse nuk i konsideron të barabartë meshkujt dhe femrat.

Kujtojmë që kënga e fundit e DJ Dagz & DJ PM mbanë titullin “Kce Sonte” dhe është bashkëpunim i dyshes me këngëtarin shqiptar, Young Zerka.

Dyshja kanë sjellë bashkëpunime më parë edhe emra të tjerë të estradës të tillë si Elinel, Lindon, Morena Taraku, Vesa Smolica, Genc Prelvukaj, S4MM e Yll Limani.

Emisionin “Review” mund ta shikoni në faqen zyrtare të “Review” në Facebook dhe po ashtu edhe në kanalin zyrtar në Gjirafa Video, apo edhe në YouTube.

/ © Insajderi /