Blero publikon fotografinë e parë që realizoi me Afronën, gjashtë vite më parë

Blero publikon fotografinë e parë që realizoi me Afronën, gjashtë vite më parë

Këngëtari Blero dhe modelja e njohur, Afrona Dika, kanë plot gjashtë vite që njihen me njëri-tjetrin.

Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtari Muharremi përmes publikimit të një fotografie në rrjetin social Instagram, e cila njëherësh është fotografia e parë që dyshja kanë realizuar kur u njohën.

SHIKO > DJ DAGZ & DJ PM tregohen shumë seksistë, shokojnë me deklarata për femrat

Në përshkrimin e saj, këngëtari nuk i kurseu fjalët më të mira për dashurinë e jetës së tij, duke ia rikujtuar asaj se sa shumë e do.

“Foto jon e pare bashke sot 6 vjet me par. Urime 6 vjetori gruja jem. Nga ajo dit jam njeri ma i lumtur ne bote. Ti je gjysma ma e bukur e ima ti je shembulli i nje njeri shpirtpaq dhe perplot dashuri. Jam i bekuar me ty. Te Dua gruja ime dhe jam krenar me ty gjdo dite. Shpresoj te plakemi bashke”, kanë qenë fjalët e Bleros në Instagram.

Kujtojmë që çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit të kaluar.

Përpara Afronës, Blero ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën ka një vajzë, Tarën.

https://www.youtube.com/watch?v=0pUJkg5faU0