Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë të premten (7 shkurt) në moshën 86 vjeçare pas një sëmundjeje të shkurtër.
‘Bilbili i muzikës shqipe’ ka lënë pas vetes një trashëgimi të madhe muzikore, prandaj humbja e saj lë një zbrazëtirë të madhe në artin muzikor shqiptar.
Në ndërkohë, Korab Shaqiri e ka bërë publik një dokument që tregon një tjetër dëshirë të këngëtares së mirënjohur, e cila e ka kërkuar që gjatë varrimit t’i lëshohet “Lugina e Dashurisë” nga Ilir Shaqiri.