Pas shumë vitesh si profesor, Mahmut Ferati heq dorë nga arsimi

Pas shumë vitesh si profesor, Mahmut Ferati heq dorë nga arsimi

Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Mahmut Ferati, krahas karrierës muzikore, prej vitesh ishte i angazhuar si profesor në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Mahmut Ferati ishte profesor i lëndës së muzikës, ndërsa Indeksonline mëson se tashmë ai nuk e ushtron këtë profesion.

 

 

Arsyet për këtë nuk janë bërë të ditura, por Indeksonline ka mësuar se këngëtari javë më parë i është nënshtruar një operacioni. Në vend të tij, ka ardhur një zëvendësuese.

Ndryshe nga arsimi, Mahmuti nuk ka hequr dorë nga muzika, projekti i tij i fundit është kënga “Nafakë moj nafakë” e lansuar në kuadër të festave të fundvitit.