“E bëre “Sanremo-n” sikur ke shkuar në Mars”: Alketa Vejsiu i mbyll gojën komentuesit

“E bëre “Sanremo-n” sikur ke shkuar në Mars”: Alketa Vejsiu i mbyll gojën komentuesit

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte pjesë e “Sanremo” në natën e tretë të tij.

Ajo prezantoi krah moderatorit italian Amadeus dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Jo vetëm në mediat shqiptare, por dalja e Alketës bëri bujë edhe në ato italiane.

Moderatorja mori shumë komente pozitive dhe sigurisht të gjitha këto i ndau në rrjetet sociale.

Prej ditës së “Sanremo”, Alketa ka postuar detaje që lidhen me festivalin dhe kjo gjë duket se e ka bezdisur një nga ndjekësit e saj.

Ai i shkruan se e ka ekzagjeruar me këtë çështje dhe Alketa nuk e ka lënë pa një përgjigje.

“Na çave tr*pin me gjith “Sanremo”… e bëre sikur ke shkuar në Mars”, i shkruan një ndjekës.

“E mo mirë mbaje veten. Shiko bëji ndonjërit tattoo “SANREMO”, do të të duket vepër e bukur dhe do e duash edhe ti këtë pjesëmarrje”, i kthehet Alketa.

Pas daljes në “Sanremo”, Alketa ka treguar se nëse do ketë oferta për të prezantuar në Itali, nuk do e mendojë dy herë.

Një udhëtim nga Shqipëria në Itali zgjat shumë pak, prandaj Alketa nuk e ka aspak problem.