Rita uron 12 vjetorin: Urime Kosova jonë

Rita uron 12 vjetorin: Urime Kosova jonë

Nuk mungon urimi i Rita Orës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përkujdesur që të bëjë urimin e saj për ditën e Pavarësisë së Kosovës, vendit të saj të lindjes.

Rita ka postuar një video të skenave nga videoklipi i saj që e ka xhiruar në Prishtinë, atë të këngës ‘Shine ya light’ nga albumi i saj i parë.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë!!!”, fillon ajo urimin në gjuhën angleze, për të vazhduar më pas në shqip.

“Urime 12 vjet pavarësi KOSOVA jonë“, shoqëruar me videon që kishte xhiruar në vitin 2012.

 

https://www.youtube.com/watch?v=C2GhChQCh1M&feature=emb_title