Ardian Rexhepi befason fansat me albumin “7 ditë” [VIDEO]

Ardian Rexhepi befason fansat me albumin “7 ditë” [VIDEO]

Këngëtari i mirënjohur Ardian Rexhepi, i cili prej vitesh është pjesë e tregut muzikor, ka lansuar albumin live me një përbërje të bukur këngësh.

Rexhepi njihet për zërin e tij të bukur, interpretimin live, dhe projektet e tij mbajnë vulën e producentëve më të mirë në vend.

Albumi muzikor i titulluar “7 ditë”, ka në përbërje këngë të pa harruara si “Kthehuni”, “Tash ka nisë me ardh pranvera”, “Lamtumirë e dashur”, etj. Të gjitha këngët janë sjellë në një frymë unike dhe janë interpretuar me shumë shpirt në versionin akustik.

Albumi unplugged “7 ditë” është punuar në studion “ShpetaSound” të kompozitorit dhe muzikantit të njohur Shpëtim Gashi.

Albumi që brenda vetës mbanë hite të paharruara, tashmë gjendet në disa platforma online si Youtube, Spotify, Shazam, Tiktok, iTunes, etj.

Ky nuk do të jetë projekti i fundit i Ardianit për ketë vit, pasi ai së shpejti planifikon të vijë me një këngë të re për fansat e tij.