
Getoar Selimi me origjinë nga Kosova është një nga personat që ka pasur shume lidhje të publikuara me disa nga këngëtaret dhe moderatoret e famshme shqiptare.
Këngëtarja shqiptare Çiljeta Xhilaga dhe reperi Getoar Selimi
Dyshja shfaqej shumë shpesh së bashku në vitet 2004-2006, kur sollën edhe bashkëpunimin “Dridhe”. Të gjithë I mbajnë mend fjalët e kësaj kënge që bëri goxha bujë në ato vite.
Reperi Getoar Selimi dhe ish-partnerja e tij Hana Shehu
Hana Shehu mbahet mend si një nga lidhjet më afatgjata të reperit. Ata u njohën në vitin 2007 dhe qëndruan së bashku për rreth tre vite.
Reperi Getoar Selimi dhe këngëtarja shqiptare Elvana Gjata
Edhe me Elvanën Getoarin e lidhi muzika. Ata sollën dy këngë së bashku “Mamës” dhe “Të dy”. Për shumë muaj dyshja u panë të shoqëroheshin së bashku e ndërsa në ditët e sotme nuk ruajnë më asnjë raport.
Reperi Getoar Selimi dhe ish-partnerja e tij Florentina Islami
Florentina Islami njihet për lidhjen e saj serioze me reperin e njohur Getoar. Ata qëndruan së bashku për shtatë muaj, por përfliteshion për martesë, pasi vetë reperi shprehej për të duke e konsideruar “gruaja ime”.
Këngëtarja shqiptare Nora Istrefi dhe Reperi Getoar Selimi
Gjithmonë janë përfolur për një lidhje sentimentale mes tyre! Asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë por shkëputja e raporteve mes tyre i shton akoma më shumë dyshimet. Dyshja sollën edhe një bashkëpunim me titull “Nuk dua”.
Moderatorja Liberta Spahiu dhe reperi Getoar Selimi
Edhe moderatorja e njohur kosovare përflitet se ka qenë dikur në krahët e reperit. Në vitin 2013 dyshja u pa së bashku e ndërsa asnjëri prej tyre nuk konfirmoi asgjë.
Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi në altar
Marina është një nga moderatoret më të njohura shqiptare. Ajo u njoh me reperin para dy vitesh dhe vetëm shtatorin e kaluar dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre më martesë. Ishte Marina ajo që ja rrëmbeu përfundimisht zemrën Getit!