
Pak ditë më parë, Luana Vjollca nisi në Instagram një sfidë të re, se kush realizonte foton më të bukur me arush nga shtëpia, duke u përpjekur kështu t’ia hiqte pak mendjen ndjekësve të saj nga pandemia e koronavirusit.
Por fansat e këngëtares e kërkuan me këmbëngulje klipin e ri.
Përmes një postimi në Instagram, Luana i ka dhënë atyre lajmin e mirë. “NESËR 17:00 #PaPanik .. me humb pak mendjen!Faleminderit që e kërkuat kaq shumë publikimin e kësaj kënge,” shkruan ajo.