Në mes të panikut për koronavirusin, Cardi B shtrohet me urgjencë në spital!

Në mes të panikut për koronavirusin, Cardi B shtrohet me urgjencë në spital!

Cardi B tregoi përmes një postimi në Twitter, se ishte shtruar në spital të mërkurën në mbrëmje, në mes të pandemisë së koronavirusit.

Këngëtarja, 27 vjeç, ndau një fotografi nga spitali në një postim të fshirë tashmë dhe shkroi se ishte shtruar pasi vuante nga dhimbja në stomak për katër ditë.

Ajo kishte shkruar: “Sinqerisht, sepse kam pasur disa probleme vërtet të këqija në stomak për katër ditë, shkova në urgjencë mbrëmë. Tani po ndjehem më mirë, shpresoj se nesër nuk do të ndiej më dhimbje”.

 

Karantina e aktorës Teuta Krasniqi