Këngëtarët shqiptar të cilët reaguan për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit

Këngëtarët shqiptar të cilët reaguan për vdekjen e Violeta Rexhepagiqit

Ditën e sotme ka ndërruar jetë Violeta Rexhepagiqi në moshën 45 vjeçare.

Artistë të shumtë kanë reaguar pas këtij lajmi të trishtë për artin.

Edhe Altuna Sejdiu ka reaguar e mërzitur në rrjete sociale ku ka publikuar dhe fotografi të saj, ndërsa ka shkruar:

“Pusho e qetë”.

Ky lajm ishte i hidhur edhe për Rona Nishliun, e cila tha se ajo ishte inspirim  për të.

“Shumë e dashun Viki, lajmi që na le 😢, është lajmi më i hidhun për mua këto vite, për shumë arsye. Mbetesh inspirim i imi, për shpirtin e lirë, guximin dhe mendjen plotë! Si ti nuk do të ketë kurrë. Të dua shumë ❤️Bashkë me @krenarerugova të kemi pasë në krijimin më të dashur dhe të kam mbajtë me vete në shumë udhëtime të tjera… #RIPVioletaRexhepagiqi”, shkruan në postimin e saj, Rona Nishliu.

 

Këngëtarja Gili e ka kujtuar Violetën nëpërmjet publikimit të një fotografie në Facebook.

“Artiste e rrallë e artit shqiptarë. E paharruar vepra dhe kujtimi për ty. Lamtumirë diva dhe mikesha ime. Violeta Rexhepagiq”, ka shkruar Gili pranë postimit.

 

Këngëtarja dhe deputetja Eliza Hoxha, ndau me ndjeksit një telegraf ngushllimi për vdekjen e Violetës.

Ajo jetoi si deshi. Këndoi për atë çfarë besoi dhe i pëlqeu dhe me dukjen e prezencën e saj na tregoj që liria nisë me…

Gepostet von Eliza Hoxha am Donnerstag, 16. April 2020