Sot para MKRS-së, do të nderohet Violeta Rexhepagiqi

Sot para MKRS-së, do të nderohet Violeta Rexhepagiqi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se sot para objektit të tyre, do nderohet Violeta Rexhepagiqi.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se sot para objektit të tyre, do nderohet Violeta Rexhepagiqi.

Dje bota e muzikës shqiptare u trondit nga lajmi i vdekjes së dives Violeta Rexhepagiqi,

Përmes një shkrimi zyrtarë nga MKRS kuptojmë se para objektit të tyre do nderohet veprimtaria e saj. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

“Ju njoftojmë se Sot (17 prill 2020), ora 10:00, para objektit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, për nder të këngëtares tonë Violeta Rexhepagiqi, do të vendoset fotografia e të ndjerës dhe do të lëshohen këngët e saj.

Për shkak të rrethanave të pandemisë, është paraparë që kësisoj të organizohet homazhi ceremonial për këngëtaren, kompozitore e gazetaren Violeta Rexhepagiqi, e cila kaloi në amshim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ngushëllime për humbjen e artistes kanë shprehur edhe krerët më të lartë të shteti dhe figura të njohura nga fusha e artit dhe gazetarisë