Eros Grezda tregon si po kalon në karantinën e tij me Oriola Marashin

Eros Grezda tregon si po kalon në karantinën e tij me Oriola Marashin

Vetëm disa ditë më parë, futbollisti kosovar Eros Grozda konfirmoi lidhjen me modelen shqiptare, Oriola Marashi.

Tashmë, dyshja ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut, madje Eros ka treguar se po e kalojnë së bashku karantinën.

Siç futbollisti tregon për “Vizionin e Pasdites”, ata po qëndrojnë së bashku në Kroaci.

Madje, ata po kalojnë kohën më të mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar postimet nga i njëjti vend.

“Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm,” u shpreh Grezda.

Gjithashtu, futbollisti tregoi se është në kushtet e një stërvitjeje intensive, ndaj nuk mund të agjërojë këtë vit, pavarësisht se është mysliman.

“Unë jam mysliman por nuk agjëroj për shkak të stërvitjes. Bëj dy herë në ditë stërvitje dhe për këtë arsye për momentin nuk po agjëroj. Kur ka pasur mundësi dhe kur nuk kam pasur aktivitete kam agjëruar. Feja është një gjë shumë e mirë për shpirtin e një njeriu. Unë personalisht e praktikoj fenë. Më vjen keq që nuk mund të agjiroj por shpresoj që ta kompesoj.”- rrëfeu futbollisti.

 

Dissi i Morena Tarakut për emisionin Review