Gold Ag flet për herë të parë për vajzën që ia ‘vodhi’ zemrën

Gold Ag flet për herë të parë për vajzën që ia ‘vodhi’ zemrën

Muajin e kaluar reperi i njohur shqiptar, Gold Ag i dha fund beqarisë.

Lajmin e dha vetë ai duke postuar në rrjete sociale një foto të dy duarve të bashkuara në formë shqiponje, ku bien në sy unazat e martesës.

Për partneren e tij dihet vetëm që është shqiptare dhe jeton prej vitesh në Zvicër. Gold Ag nuk ka publikuar ende një foto me vajzën që i vodhi zemrën dhe në një intervistë për “Prive”, shprehet se kjo është dëshira e saj, për të qëndruar larg mediave.

Faleminderit për urimet. Nuk doja vetëm unë që martesën ta mbanim të fshehtë, por edhe nusja. Në të ardhmen shpresoj ta shihni kush është. Do ta merrni vesh shpejt. Nuk është faji im, por ajo s’ka dëshirë të dalë në rrjete sociale. Nuk është diçka që dua ta mbaj fshehtë, por sa më fshehtë ta mbajmë, aq më shumë duhemi“, tha Gold Ag.

Jo vetëm këngë, por edhe gjymtyrët e trupit….