Si pasojë e shpërthimit të pandemisë së koronavirusit dhe mbi të gjitha masat mbrojtëse kundër përhapjes së patogjenit, shumë sektorë janë ende në rrezik, madje edhe industria e muzikës. Ishte veçanërisht e vështirë për ata që nuk ishin më në gjendje të vazhdonin aktivitetin e tyre muzikor dhe në rastin më të keq madje duhej të anulonin datat e rezervuara.
Loredana u desh të anulonte të gjithë turneun e saj pas vetëm një koncerti duke mbetur kështu me plot 83 mijë bileta të shitura. Kjo do të thotë gati 3 milionë euro në shitje të humbura dhe shpenzime të cilat nuk do të rimbursohen.
Artisti, producenti, sipërmarrësi gjerman Xatar kalkuloi se sa shumë mund të humbte një artist kur një event si një turne muzikor anulohet.
“Me produksione si turneu i Loredanës, duhet të flasim për arenën dhe përgatitjen e saj… Unë mendoj se kemi të bëjmë me 500,000 deri në 1 milion euro në kosto prodhimi. Ndoshta edhe më shumë, por mendoj se sillet në ato shifra.”
Me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Loredana komentoi humbjet financiare të turneut të anuluar dhe shpjegon se, pavarësisht gjithçkaje, ajo pagoi të gjitha pagat e ekuipazhit dhe punonjësve të saj.
“Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash në turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë të tjerë, por u anulua plotësisht. Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekuipazhin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë për koronavirusin.”
“E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi që paratë tuaja të rimbursohen, mund t’i ktheni biletat tuaja nga 25 qershori i vitit 2020.”
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të reperes.